Një frymë e re në marrëdhëniet e përbashkëta.
Kështu komentoi kryeministri britanik, Boris Johnson, në fund të bisedës së gjatë që bëri me presidentin amerikan Joe Biden.
Në fund të takimit, Johnson tha se “u arrit një dakordësi e përbashkët” midis Londrës, Brukselit dhe Uashingtonit, për të mbrojtur paqen në Irlandën e Veriut pas tensioneve të shkaktuara nga Brexit.
“Të gjitha palët ranë dakord se është e rëndësishme të sigurohet një ekuilibër me procesin e paqes dhe unë jam optimist që ne mund ta arrijmë atë”, theksoi Johnson.