Vaksina AstraZeneca nuk do të përdoret më për persona nën 60 vjeç në Itali.
Të gjithë personat nën 60 vjeç që kanë marrë dozën e parë të vaksinës AstraZeneca, dozën e dytë do marrin vaksinën Pfizer ose Moderna.
Ky vendim vjen pasi një 18-vjeçare humbi jetën në Itali pasi ishte vaksinuar me AstraZeneca.
Ministri i Shëndetësisë Roberto Speranza tha se vendimi për të vaksinuar me AstraZeneca vetëm personat mbi 60 vjeç do të ketë një efekt në fushatën e vaksinimit, teksa theksoi se në korrik dhe gusht situata do të përmirësohet.
Sipas një raporti të publikuar këtë javë, AIFA tha se incidenca e mpiksjes së gjakut pas vaksinimit ishte rreth një në 100,000 të vaksinuar, kryesisht nën 60 vjeç.