Eitan, fëmija 5-vjeçar, i vetmi i mbijetuar i tragjedisë së teleferikut që kushtoi jetën e 14 personave, përfshirë familjen e tij, është kthyer në shtëpi në Pavia.
Ai është shoqëruar nga halla e tij Aya, e cila është caktuar nga gjykata e Torinos si kujdestare për të. Eitan u shtrua në spitalin pediatrik në Torino që nga e diela 23 majit.
Kur u zgjua nga gjendja kome farmakologjike, pyetja e tij e parë ishte: “Ku është mami?”.
Vetëm dy ditë më parë ai mësoi se prindërit, vëllai i tij dyvjeçar Tom dhe stërgjyshërit janë zhdukur.
Eitan ende nuk mban mend asgjë dhe në praninë e psikologëve me ngadalë po mëson se çfarë ka ndodhur me familjen e tij.
Kushtet e Eitan, i cili kishte pësuar disa të nxira në gjoks dhe bark nga aksidenti, janë përmirësuar, parashikimi është 60 ditë dhe i vogli do të vazhdojë rrugën terapeutike nga pikëpamja psikologjike.