Mbretëresha e Britanisë së Madhe nuk do të qëndrojë më e heshtur nëse dalin gjëra ‘të pavërteta’ në lidhje me familjen mbretërore.
Elizabeth ka hequr dorë nga politika e saj tradicionale “kurrë mos u anko, kurrë mos shpjego”. Sipas mediave britanike ajo ka urdhëruar Pallatin Mbretëror të korrigjojë çdo deklaratë që keqinterpreton bisedat e saj private me pjesëtarët e tjerë të familjes mbretërore.
Kjo lëvizje drastike dëshmon acarimin e mbretëreshës pasi mediat folën për mosmarrëveshjet për çështjen e emrit të vajzës së porsalindur të Princ Harry dhe Meghan Markle.
Debati erdhi pasi gazetarët raportuan se çifti kishte ‘kërkuar leje’ për të quajtur vajzën e tyre Lilibet, një pseudonim thellësisht personal i fëmijërisë së Mbretëreshës që u përdor nga të afërmit shumë të ngushtë, duke përfshirë burrin e saj të ndjerë Princ Filipin.
Harry dhe Meghan e kanë përgënjeshtruar këtë version duke reaguar ashpër dhe udhëzuar avokatët e tyre të kontestojnë historinë e BBC, të cilën ata e përshkruan si ‘të pavërtetë dhe shpifëse’.
Mbretëresha 95-vjeçare ka lënë mënjanë zhurmën mediatike pasi ajo organizoi pritjen e samitit të G7 ku argëtoi liderët botërorë duke prerë një tortë me shpatë dhe jo me thikë.