Mbi 42 milion italianë kanë marrë të paktën një dozë kundër koronavirusit

Evropë

Mbi 42 milion italianë kanë marrë të paktën një dozë kundër koronavirusit

Më: 14 qershor 2021 Në ora: 07:54
Ilustrim

Fushata e vaksinimit në Itali vijon me ritme të shpejta me qëllim parandalimin e pandemisë Covid.

Sipas të dhënave të publikuara nga autoritetet shëndetësore italiane, deri më tani 42, 245, 193 qytetarë kanë marrë të paktën një dozë të koronavirusit.

Ndërsa rreth 14, 070, 044 italianë kanë marrë të dyja dozat e vaksinës kundër Covid-19.

Ndërkohë numri i viktimave dhe rasteve të reja nga kjo sëmundje e rënë është në ulje. Të dielën u raportuan 26 viktima dhe mbi 1 mijë të prekur me koronavirus.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat