Presidenti amerikan, Joe Biden dhe homologu i tij rus, Vladimir Putin sapo shkrepën foton e tyre të parë në takimin historik, i cili po zhvillohet në rezidencën Villa La Grange në Gjenevë.
Gazetari i ‘Wall Street Journal’, Andrew Restuccia ka ndarë në ‘Twitter’ një foto jashtë rezidencës.
Ai shkruan se është krijuar një situatë tensionuese mes gazetarëve rus dhe amerikanë.
![Image](/media/botasot.info/images/2021/June/16/auto_E4ACXIvUUAc4Boy1623846035.jpg)
"Skenë kaotike jashtë vilës ku Putin dhe Biden po takohen. Gazetarët rusë po nguten për pozicionin dhe zyrtarët amerikanë po u thonë atyre të qëndrojnë prapa."- shkruan ai.