Në 24 orët e fundit në Itali janë regjistruar 1400 raste të reja me COVID-19 nga 203173 tamponë, ndërkohë që numri i viktimave është 52.
Shifrat e infektimeve kanë pësuar një rritje sot krahasuar me dje që ishin 1255, ndërkohë që rastet e fataliteteve janë ulur, nga 63 të martën, 52 të mërkurën.
Në kujdesin intensiv janë 471 pacientë, 33 më pak krahasuar me dje kurse 5399 janë të shëruarit.
Lajmi i mirë është që të shtruarit sot ishin vetëm 9, shifër që nuk ishte regjistruar që prej tetorit të vitit të kaluar. Qytetarë aktivë me COVID-19 në Itali janë 101855 persona.