Franca do të shfuqizojë detyrimin për veshje të maskës në ambiente të jashtme dhe do të heqë orën policore, e cila zgjat tash e tetë muaj, si masë për frenimin e koronavirusit.
Vendimi për maskën vlen nga nesër, ndërsa për orën policore nga e diela.
Kryeministri Jean Castex tha se situata në Francë është duke u përmirësuar shumë më shpejt sesa pritej dhe se francezët janë duke përjetuar “një kthim në jetën normale”.
Castex tha se është “lajm shumë i mire” që ora policore do të hiqet 10 ditë më herët sesa planifikohej.
Veshja e maskës do të mbetet e detyrueshme vetëm në vende të mbushura me njerëz, të tilla si tregjet në rrugë dhe stadiumet, tha ai.
Franca, javëve të fundit, është duke regjistruar mesatarisht 3 mijë e 900 raste me koronavirus në ditë.
Në kulmin e muajve mars dhe prill, ky vend ka regjistruar mbi 35 mijë raste të reja në ditë, shkruan rel.
Mbi 58% e popullsisë së rritur të Francës ka marrë së paku një dozë të vaksinës kundër koronavirusit.
Të martën, vaksinimi është hapur edhe për fëmijët e moshave 12-18 vjeç.
Franca ka regjistruar gjithsej 110 mijë e 563 viktima nga koronavirusi – një nga shifrat më të larta në Evropë.