Ai tha se ata kishin diskutuar stabilitetin bërthamor strategjik dhe se të dy vendet do të shqyrtojnë ndryshimet në traktatin e zgjeruar së fundmi të kontrollit të armëve New Start.
Presidenti Putin e përshkroi Joe Biden si një “burrë shteti me përvojë” dhe tha se ai ishte “shumë i ndryshe nga Trump”.
Ai tha se ata ishin “angazhuar për diskutime” mbi sigurinë kibernetike. Putini gjithashtu tha se shqetësimet e Uashingtonit për militarizimin rus të Arktikut ishin të pabazuara.
Ndërkohë një gazetare kanadeze duke marrë fjalën i bëri Putin një pyetje nga vajza e saj 9-vjeçare.
Ajo më pas i kërkoi Putinit të shpjegonte qëllimin e samitit me fjalët e tij dhe pyeti pse në Rusi të rinjtë, si vajza e saj, nuk janë në gjendje të protestojnë.
Putin përgjigjet me një gjuhë gjithëpërfshirëse, duke folur për rëndësinë e ndërtimit të një bote më të mirë.
Ai më pas largohet nga dhoma, duke përfunduar konferencën për shtyp.