Irlanda e Veriut tani ka 254 raste të konfirmuara me variantin “Delta” të COVID-19.
Kjo shifër vjen pas 111 rasteve të konfirmuara javën e kaluar, sipas zyrtarëve të shëndetësisë.
Kryeshefi i Mjekësisë, Michael McBride, ka paralajmëruar se varianti “Delta” ka të ngjarë të bëhet lloji dominues i virusit, siç ka ndodhur në pjesë të tjera të Mbretërisë së Bashkuar, shkruan BBC.
Por ritmi i kësaj përhapjeje, tha ai, mund të kontrollohej nëse më shumë njerëz, veçanërisht ata të grupmoshave18 deri në 30 vjeç, do të vaksinoheshin.