Ukraina duket se po përgatitet më së miri me armë luftarake, ku nuk mungojnë as dronët. Së fundmi këto po përdoren si mjet kryesorë lufte dhe një video e publikuar në “Youtube” tregon se si një dron shkatërron një tjetër mjet futures me një raketë, dhe prisni se ka akoma… më pas droni shkatërron edhe një tank rus T-90!
Ky dron do të jetë në gjendje të mbajë dhe të përdorë armë të drejtuara me precision të lartë, madje siç thuhet më tej, droni super i shpejtë luftarak është planifikuar të mbajë armë me peshë deri në një ton.
“ACE ONE është droni numër një në klasën e tij të dronëve luftarakë që mund të mbajnë armë me peshë deri në 1 ton. Ai është zhvilluar në bazë të teknologjisë më të fundit Stealth.
Falë kësaj, si dhe formës së tij të sheshtë të krahut, droni është praktikisht i padukshëm për radarët”, citohet të ketë thënë Alexander Los, ish-president i ndërmarrjes shtetërore Antonov.
Mediat shkruajnë se 25 shkencëtarë dhe ekspertë ukrainas në fushën e industrisë së hapësirës ajrore po punojnë në këtë projekt.