Lideri i radikalëve serb Sheshel e ka quajtur të turpshëm vendimin e Kuvendit malazez për miratimin e rezolutës për gjenocid në Srebrenicë, duke kërkuar hapur ndalimin e hyrjes në Serbi të kryeministrit Krivokapiç dhe atyre që votuan për miratimin e saj, shkruan “Novosti”, transmeton “Bota sot”.
Duke komentuar vendimin e Kuvendit të Malit të Zi dhe miratimin e rezolutës për gjenocidin në Srebrenicë, lideri radikal dhe të gjithë atyre pa përjashtim duhet të ju ndalohet hyrja në Serbi.
“Konsideroj se duhet urgjent të caktohet mbledhja e qeverisë së Serbisë dhe të gjith deputetëve të parlamentit malazez që votuan për miratimin e kësaj rezolute të turpshme të ju ndalohet hyrja në Serbi! Po ashtu të i ndalohet hyrja edhe kryeministrit Krivokapiç”
Sheshel më pas theksoi se “Kroacia mua më ka ndaluar hyrjen për 20 vite , kështu duhet edhe të sillemi. Nëse jemi të obliguar të debatojmë me fuqitë e mëdha, nuk jemi të obliguar me këto mbeturina nga parlamenti malazez”.
“Novosti” përkujton se Kuvendi i Malit të Zi dje ka votuar miratimin e “rezolutës për gjenocid në Srebrenicë” dhe ka zëvendësuar ministrin e drejtësisë në qeverinë malazeze Vladimir Leposaviç.
Rezoluta u miratua me 55 vota për, 7 të përmbajtur dhe 19 vota kundër.