Një tërmet me magnitutë 4.6 të shkallës Rihter është regjistruar në jug të ishullit të njohur grek, Rodos.
Sipas Institutit Gjeodinamik, dridhja ishte me thellësi fokale prej 63.3 kilometra dhe epiqendra e saj ishte në det, vetëm 24 km larg ishullit të Rodosit.
Sipas mediave greke, dridhjet janë ndjerë thuajse në të gjithë ishullin.
Ndërsa fatmirësisht, nuk ka të lënduar apo dëme materiale.