Piloti 32-vjeçar në Greqi inskenoi një skenar filmash për të fshehur krimin makabër që bëri ndaj bashkëshortes së tij 20-vjeçare, të cilën e mbyti me duart e tij.
U aludua se 3 grabitës me origjinë shqiptare iu kishin hyrë në banesë dhe e kishin vrarë 20-vjeçaren Caroline. Një skenar i besueshëm që të paktë mund të kenë qenë ata që e kanë kundërshtuar.
Një mikeshë e ngushtë e familjes të së ndjerës Caroline ka rrëfyer për median greke TheNewspaper.gr se ajo e kishte kuptuar që Babis e kishte vrarë, pas një gjesti që bëri gjatë varrimit të saj.
Ajo që ngjalli dyshime se ai mund të ishte vrasësi, ishte se nuk i dha nderimet e fundit bashkëshortes së tij siç duhej.
“Gjatë gjithë ceremonisë ai nuk i afrua as dy metra arkivolit të Caroline. Ai gjithmonë rrinte larg saj dhe më bëri përshtypje që ai as nuk e shikonte. Të gjithë njerëzit që ishin brenda tempullit kaluan dhe i dhanë lamtumirën e fundit Caroline. Në këtë proces preket e vdekura dhe luten mbi të. Është imazhi i fundit. E megjithatë piloti nuk u afrua kurrë. Ai nuk i dha lamtumirën e fundit asaj, madje as nuk e preku. Ai nuk bëri asgjë që bënë të tjerët. Sapo shkova në shtëpi, i thashë familjes time se Babis e kishte vrarë Caroline”, është shprehur mikja e familjes me lot në sy.