Duket si një histori filmi. Në një provincë të Italisë, një histori e vjetër mund të kishte përfunduar në tragjedi.
Policia arrestoi një 75-vjeçar sepse kërcënoi me armë një 72-vjeçar. Të dy e njihnin mirë njëri-tjetrin.
Në vitin 1987, 72-vjeçarin e braktisi gruaja e tij dhe nisi një histori dashurie me burrin tjetër.
Si përgjigje, ai qëlloi rivalin e tij në dashuri. 34 vjet më vonë, mosmarrëveshjet mes tyre nuk kanë marrë fund.
Këtë herë ishte 75-vjeçari që mori hak. Ata u takuan të premten dhe pas një debati, i moshuari nxori armën dhe e kërcënoi me vdekjen rivalin e tij në dashuri.
Dëshmitarët njoftuan policinë, që ndaloi të moshuarin.