Autoritetet greke të shëndetësisë kanë përditësuar bilancin e COVID-19 për 24 orët e fundit.
Në njoftimin zyrtar të Ministrisë së Shëndetësisë, thuhet se janë shënuar 406 persona të infektuar, ndërsa nga krahu tjetër, 16 qytetarë nuk e kanë fituar betejën me virusin.
Në terapitë e kujdesit intensive ndodhen aktualisht të shtruar 277 qytetarë.
Nga rastet e konfirmuara në këto 24 orë, 213 janë regjistruar në Atikë, ndërsa 32 në Selanik.