Gjykata në Greqi ka lënë në burg pilotin 32-vjeçar Babis Anagnostopulos pasi i mori jetën bashkëshortes së tij 20-vjeçare Caroline Crouch pra disa javësh.
Sipas mediave të huaja, piloti është munduar që të mbulojë krimin, por megjithatë nuk ia ka dalë.
Mediat e huaja, bëjnë me dije se 32-vjeçari, po dërgohet në burgun Korydallos.
Anagnostopulos rrëfeu krimin para hetuesve, pasi në herët kishte dëshmuar se në shtëpinë e tij dhe të bashkëshortes ishin futur grabitës dhe këta të fundit kishin mbytur gruan e tij dhe e kishin lidhur.
Babis Anagnostopulos u arrestua disa ditë më parë, më shumë se një muaj pasi mbyti të shoqen dhe u mundua ta fshihte krimin, duke sajuar një grabitje. Piloti vrau të shoqen pasi kjo e fundit i kishte kërkuar divorcin. Ai rrëfeu një histori të sajuar ku përfshiu dhe shqiptarët, por më pas u zbulua se personi që qëndronte pas krimit të rëndë ishte vetë 32-vjeçari.