Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken arriti në Berlin të mërkurën.
Ai është në një vizitë evropiane që përfshin ndalesa në Gjermani, Francë, Itali dhe Qytetin e Vatikanit.
Blinken është planifikuar të takohet me kancelaren gjermane Angela Merkel dhe ministrin e Jashtëm Heiko Maas derisa do të jetë në Gjermani.
Ai do të marrë pjesë në Konferencën e Dytë të Berlinit mbi Libinë, ku ai do të takohet me udhëheqës libianë dhe të tjerë, raporton AP.