Ushtria greke po zhvillon një stërvitje ushtarake qëllimi i së cilës është përmirësimi i manovrave dhe kalimi nga njëri breg në tjetrin në rast lufte dhe kërcënimi. Stërvitja me batalionin e këmbësorisë u zhvillua në lumin Axios.
Faza përfundimtare e stërvitjes u ndoq nga Gjeneral Lejtnant Anastasios Spanos.
Spanos u shpreh se dëshmoi nivelin e lartë të trajnimit dhe gatishmërisë operacionale të stafit.
![Image](/media/botasot.info/images/2021/June/23/auto_G-SS-TAMS-6-1024x683-768x512-1-640x4271624480267.jpg)
Por stërvitja duket se nuk ishte thjeshtë për përmirësimin e manovrave, por edhe një mesazh nga Greqia për të treguar fuqinë, teksa në vitin e fundit ka pasur një marrëdhënie të tensionuar me Turqinë për shkak të kufirit detar.