Një fëmijë i cili u zhduk në Itali është gjetur nga një reporter i dërguar për të mbuluar zhdukjen e tij, disa kilometra nga shtëpia e fëmijës.
Foshnja 21 muajshe u pa për herë të fundit në dhomën e tij të gjumit të hënën në mbrëmje dhe u raportua e zhdukur nga prindërit e tij të nesërmen.
Gazetari Giuseppe Di Tommaso dëgjoi zhurma nga një grykë afër rrugës ndërsa ishte duke shkuar për në shtëpinë e tyre të mërkurën, shkruan BBC.
Fëmija është dërguar në spital dhe thuhet se është mirë me shëndet.
Besohet se vogëlushi, i identifikuar si Nicola Tanturli, u zgjua në mes të natës dhe doli nga shtëpia.
Një helikopter dhe rreth një mijë njerëz, përfshirë policinë, zjarrfikësit dhe shpëtuesit alpinë ishin bashkuar në kërkimin për vogëlushin pasi ai u raportua i zhdukur në Palazzuolo sul Senio, afër Firences, sipas kryetarit të bashkisë lokale.