Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kavala të Greqisë.
Një fermer i ka dhënë fund jetës duke u vetëvarur me litar brenda shtëpisë së tij.
Ai është gjetur i pajetë nga vajza e tij, e cila njoftoi ambulancën, por ishte tepër vonë.
Pak kohë më parë fermeri kishte humbur gruan dhe djalin, pasi ishin infektuar me koronavirus.
Ndërsa ai nuk mundi të përballonte lehtë vdekjen e dy familjarëve të tij dhe në gjendje të rënduar psikologjike, është vetëvrarë.