Pasi u shfaq i përlotur në intervistë, ja çfarë ka ndodhur me gazetarin bjellorus Protasevich

Evropë

Pasi u shfaq i përlotur në intervistë, ja çfarë ka ndodhur me gazetarin bjellorus Protasevich

Më: 25 qershor 2021 Në ora: 10:36
Roman Protasevish

Një muaj më parë gazetari dhe kritiku i qeverisë bjelloruse, Roman Protasevish, 26 vjeç u arrestua pas rrëmbimit të avionit të Ryanair.

Pak ditë më pas gazetari dha një intervistë prej 90 minutash në televizionin shtetëror bjellorus, ku të gjithë u habitën me deklaratën e tij për  Lukashenkon, që në mënyrë krejtësisht të pabesueshme, ai nisi që të lavdërojë Presidentin si një lider i madh.

Protasevish deklaroi gjatë intervistët:

 “Do të bashkëpunoj plotësisht dhe në mënyrë transparente. Nuk do të arratisem nga asgjë. Tani e kuptoj se shumë gjëra, për të cilat është kritikuar Lukashenko, janë thjesht përpjekje për ta vendosur atë nën presion. Në shumë momente, Lukashenko ka treguar se është burrë me tope çeliku. E respektoj totalisht atë”.

Pas kësaj interiviste gazetari dhe partneria e tij Sofia Safega janë vendosur në arrest shtëpie.

Këtë deklaratë e shkroi në Twitter Tadeusz Giczan, drejtor i Nexta, kanali opozitar Telegram i krijuar nga vetë Protasevich.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat