Italia, 753 të infektuar dhe 56 viktima në 24 orë

Evropë

Italia, 753 të infektuar dhe 56 viktima në 24 orë

Më: 25 qershor 2021 Në ora: 18:34
Foto ilustrim

Në 24 orët e fundit Italia ka regjistruar 753 raste të reja me koronavirus nga 192,541 teste të kryera, krahasuar me të enjten kur u regjistruan 753 të infektuar nga 188,191 teste.

Ministria e Shëndetësisë në vend bëri gjithashtu të ditur se brenda 24 orëve si pasojë e sëmundjes humbën jetën 56 qytetarë të tjerë.

Numri i të shëruarve për sot ishte 2,769 ndërsa vijon rënia e numrit të të shtruarve në njësitë e kujdesit intensiv.

Shkalla e pozitivitetit ishte 0.4%.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat