Policia gjermane ka njoftuar se nga një sulm me thikë në qytetin Vëcburg të Gjermanisë kanë mbetur të vrarë disa persona. Mediat raportuan se tre persona u vranë dhe së paku gjasht të tjerë u plagosën.
Pjesëtarët e policisë e kanë plagosur sulmuesin dhe më pas e kanë arrestuar.
Identiteti i sulmuesit dhe motivi i sulmit nuk u njoftuan, por policia tha se bëhet fjalë për një 24 vjeçar somalez. Policia u kërkoi përdoruesve të rrjeteve sociale të përmbahen nga spekulimet e motiveve të sulmit.
Hetuesit kanë gjetur dokumentacionin që tregon se burri "ishte trajtuar në një institucion psikiatrik", tha Joachim Herrmann, ministër i Brendshëm i landit të Bavarisë.
Sipas mediave lokale, gjatë incidentit burri sulmoi një grua me thikë dhe pasi kalimtarët u përpoqën ta ndihmonin gruan, burri filloi t’i sulmonte ata.
Policia thotë se një person i vetëm e ka kryer sulmin dhe nuk ka ndonjë rrezik tjetër për qytetarët.
Vëcburg, një qytet me rreth 130,000 banorë gjendet midis Mynihut dhe Frankfurtit.