1 i vdekur dhe 2 të plagosur ishin pasojat nga përplasja e dy motoskafëve gjatë orëve të pasdites së kësaj të premteje në Itali.
Ngjarja ndodhi në liqenin e Como-s, në Lombardi.
Sipas të dhënave të para të raportuara nga Corriere della Sera, një mjet lundrues në të cilin udhëtonin disa të rinj u përplas me një motoskaf në të cilin ndodheshin 3 persona. Përplasja ishte e fortë dhe një nga pasagjerët që ndodhej në motoskaf humbi jetën për shkak të plagëve të rënda.
Dy personat e tjerë që ndodhin me të mbetën të plagosur.
Me të mbërritur në vendngjarje, autoritetet transportuan në spital të plagosurit, ndërsa hetimet pritet që të zbardhin rrethanat e plota të këtij aksidenti.