Bashkëshortja e Matt Hancock, Martha, ende mban unazën e martesës, edhe pas lajmeve se ai e ka tradhtuar me sekretaren e tij. Një ditë më parë, “The Sun” publikoi disa foto e video ku ministri i Shëndetësisë së Britanisë së Madhe, shfaqej duke shkëmbyer puthje pasionante me sekretaren, Gina Coladangelo.
Ndërkohë ditën e sotme, Martha Hancock, e cila ka 15 vite e martuar me Matt, është kapur nga paparaci duke qeshur jashtë shtëpisë së saj.
Martha, mamaja e tre fëmijëve, kishte veshur një fustan me lule dhe mbante syze dielli të errëta.
Gjithashtu u jepte një buzëqeshje të trishtuar atyre që e shikonin. Madje ajo u pa edhe dje jashtë, disa orë pas “The Sun” zbuloi lidhjen jashtëmartesore të burrit të saj.
Ministri i Shëndetësisë tradhtoi gruan e tij me 43-vjeçaren Coladangelo, të cilën e punësoi vitin e kaluar me paratë e taksapaguesve, ndërsa Covid mbërtheu Britaninë.