Rusia ka regjistruar 619 viktima, numri më i lartë i viktimave që nga dhjetori. Numri total i të vdekurve që nga fillimi i pandemisë ka shkuar në 132.683, sipas shifrave zyrtare.
Rusia shënoi 21,665 raste të reja në 24 orë, një tjetër rekord që nga janari.
Rritja e rasteve i atribuohet variantit Delta. Qyteti i dytë më i madh i Rusisë, Shën Petersburg, regjistroi numrin më të lartë të viktimave në 24 orë që nga fillimi i pandemisë, 107.
Ndërkohë fushata e vaksinimit në Rusi po ecën me ritme të ngadalta për shkak të hezitimit ndaj vaksinave. Rreth 21.2 milion persona nga 146 milion kanë marrë të paktën një dozë, sipas statistikave zyrtare kombëtare.