Dorëhiqet ministri britanik i skandalit të puthjes me sekretaren e tij në kohë izolimi

Evropë

Dorëhiqet ministri britanik i skandalit të puthjes me sekretaren e tij në kohë izolimi

Më: 26 qershor 2021 Në ora: 19:51
Matt Hancock ka njoftuar pak më parë dorëheqjen

Ministri britanik i shëndetësisë Matt Hancock ka njoftuar pak më parë dorëheqjen, pasi siç pritej nuk mundi t’i rezistonte skandalit të aferës intime me vartësen e tij në ambjentet e postit publik, për më tepër në shkelje falgrante të rregullave të disancës sociale prej pandemisë së Covid-19.

Hancock ishte kapur në kamera duke u puthur nxehtësisht me sekretaren e tij, për të cilët mediat thonin sot se kishin një “marrdhënie sekrete” që e dinte i gjithë stafi i tyre.

Ministri dhe e dashura e tij jane te dy te martuar.

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat