Ish-ministri i Financave në Britaninë e Madhe Sajid Javid do të zëvendësojë Matt Hancock në ministrinë e Shëndetësisë pas dorëheqjes së tij, pas publikimit të fotove që e tregonin atë se kishte thyer rregullat e vendosura për shkak të Covid-19, duke puthur dhe përqafuar në zyrë ndihmësen e tij.
Lajmin e njoftoi zyra e kryeministrit Boris Johnson.
Javid dha dorëheqjen nga qeveria vitin e kaluar pasi refuzoi të pushonte nga puna këshilltarët e tij politikë, siç i kishte kërkuar Johnson.
Gazeta “The Sun” publikoi foto të zotit Hancock duke puthur ndihmësen e tij në zyrë muajin e kaluar, në një kohë kur nuk lejohej që njerëzit të kishin kontakte intime me një person jashtë familjes së tyre.