Televizioni grek “ERT” ka publikuar një video të Babis Anagnostopoulos brenda në qeli në burgun e Korydallos, pilotit 32-vjeçar që mbyti gruan në 11 maj, ndërsa krimi u zbardh pas 37 ditësh.
Në pamje greku duket i ftohtë dhe i qetë.
Piloti sapo përfundon telefonatën me prindërit dhe avokatin e tij kthehet në qeli.
“ERT” ka publikuar edhe pamjet brenda qelisë së njeriut më të urryer në Greqi për momentin, të cilën e ndanë me dy të dënuar të tjerë.