Nga e hëna, ky shtet heq mbajtjen e maskave në ambientet e jashtme

Evropë

Nga e hëna, ky shtet heq mbajtjen e maskave në ambientet e jashtme

Më: 27 qershor 2021 Në ora: 15:32
Itali

Duke nisur nga e hëna, italianët nuk do të jenë më të detyruar që të mbajnë maska në ambiente të jashtme.

Megjithatë, ekspertët e shëndetësisë kanë paralajmëruar se nëse situata epidemiologjike rëndohet, maskat mund të kthehen sërish.

“Për tani, situata e lejon që t’i heqim. Kemi vetëm 11 raste për 100 mijë banorë në shtatë ditë në rang kombëtar”, u shpreh Silvio Brusaferro, president i Institutit të Lartë të Shëndetit dhe zëdhënës i CTS.

Po ashtu, ai shtoi se monitorimi u lejon autoriteteve që të kuptojnë sesi po evoluon situata, dhe nëse duhet ndërhyrë për të rishikuar masat.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat