Kurthi që e vuri me “shpatulla pas murit”, ja si u dorëzua piloti, vrasësi i Caroline

Evropë

Kurthi që e vuri me “shpatulla pas murit”, ja si u dorëzua piloti, vrasësi i Caroline

Më: 28 qershor 2021 Në ora: 16:46
Foto ilustrim

Mediat greke kanë zbardhur detaje të reja nga mbytja e 20-vjeçares Caroline nga bashkëshorti i saj pilot, Babis Anagnostopulos në 11 maj në shtëpinë e tyre në periferi të Athinës.

Hetimet për të zbuluar të vërtetën zgjatën 37 ditë, pasi vetë burri i orientoi hetuesit drejt skenarit të grabitjes duke mashtruar.

Oficerët e policisë, shkruajnë mediat në Athinë ndërtuan një marrëdhënie besimi me Babis, ndërsa në krahun tjetër Laboratorët e Mjekësisë Ligjore po punonin me shpejtësi për të mbyllur çështjen dhe për ta detyruar vrasësin të rrëfehej.

Por si u arrit deri në pikën që vrasësi i lodhur nga seancat e gjata të pyetjeve u vendos me shpatulla pas murit? “Pra, Babis, çfarë tjetër? Përsëriti hetuesi në momentin kritik të dialogut të tyre? . I mbërthyer, piloti i helikopterëve privatë, Babis Anagnostopulos, pastaj i vendosi duart mbi tryezë dhe u thye.

“Më vjen keq, më fal, unë e bëra atë” , tha ai duke u “çarmatosur”. Tashmë piloti grek është pas hekurave, ndërsa vijojnë hetimet për të zbuluar nëse ka pasur bashkëpunëtorë të tjerë në krim.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat