Vala e të nxehtit që ka goditur Moskën, në mënyrë të befasishme është ndërprerë në orët e para të mëngjesit, pasi një mot i lig shkaktoi kataklizmin e vërtetë në kryeqytetin rus.
Gjatë vikendit temperaturat u ngritën në 36 gradë celsius, kurse sot ndryshoi gjithçka në Rusi. Në rrugën Pravda u shemb një kulm i shtëpisë, e kamerat e kanë filmuar këtë moment.
Fillimisht qielli u errësua, më pas pasuan erërat e forta që merrnin gjithçka që u dilte përpara. Pamjet e këtyre momenteve u publikuan në rrjete sociale.
Por ajo çfarë e karakterizoi më së shumti këtë ngjarje ishte rrufeja që goditi trafostacionin në Shelkovo në lindje të Moskës – duke shkaktuar një shpërthim të fuqishëm.
Pamje tjera tregojnë momentin kur erërat e forta rrëzojnë kranin gjigant mbi një shtyllë të tensionit të lartë – hiq më mirë nuk kanë kaluar ndërtesat që kanë mbetur pa kulme dhe gjysma prej tyre kanë përfunduar në rrugë.
The moment a masive roof crashed down on ulitsa Pravda. Location of my first Moscow flat and old crash pad for many of hack pack, inc @bneeditor https://t.co/s4PtrkwS4g
— Jason Corcoran (@jason_corcoran) June 28, 2021