Babai i 20-vjeçares Caroline, e cila u vra më 11 maj nga bashkëshorti në Glyka Nera, ka folur për mediet britanike në lidhje me vrasjen e të bijës dhe dhëndrin vrasës, Babis Anagnostopoulos.
Duke folur për prestigjozen Sun, 78-vjeccari David Crouch përshkroi se si ndihej kur mësoi arsyen se pse policia mori dhëndrin vrasës me helikopter nga dita e memorialit të vajzës.
"Kur kuptova arsyen, se pse policia e mori në komisariat, u pendova shumë, sepse nëse e dija, që atëherë do t'ia kisha hequr kokën dhe do pranoja dënimin me kënaqësi", tha David Crouch.
Babai i Caroline gjithashtu foli për Sun për momentin kur mësuan, së bashku me gruan e tij Susan, se vajza e tyre kishte vdekur. Siç theksoi ai, ata u njoftuan nga fqinjët në Alonissos ku ata jetojnë. " Nuk do ta harroj kurrë se si jam ndjerë. Ishte sikur një dorë e ngrirë hyri në gjoksin tim dhe ma shtrëngoi zemrën. Ishte dita më e keqe e jetës time ”.
Dje prokuroria greke hoqi kujdestarinë e përkohshme prindërore nga Babis Anagnostopoulos dhe ia dha familjes së Caroline.