Në 24 orët e fundit në Itali janë regjistruar 679 raste të reja me koronavirus nga 190,635 teste të kryera.
Autoritetet e shëndetit në vend bënë të ditur gjithashtu se brenda ditës, si pasojë e sëmundjes e humbën jetën edhe 42 qytetarë.
Shkalla e pozitivitetit ra nga 0.5% në 0.3%.
Aktualisht në Itali janë pozitive me koronavirusin 52,824 qytetarë (-1,858 krahasuar me të hënën).
Numri i të shëruarve u rrit me 2,493, duke e çuar totalin nga fillimi i pandemisë në 4,078,767, ndërsa rajoni me numrin më të lartë të rasteve të reja është Campania me 117.