“Të ndyrë, homofob dhe sulm ndaj Serbisë edhe Vuçiqit dhe vazhdimësi të fushatës shumë-mujore” është cilësuar barsoleta e udhëheqësit të televizionit RTL në Kroaci Zoran Shprajc, që deri para ca kohe kishte mbiemrin Jovanoviç, shkruan “Objektiv”, transmeton “Bota sot”.
Zoran Shprajc, udhëheqës i RTLkroat kroat në pronësi gjermane në fund të emisionit “RTL Direkt” me sulm të ndytë ndaj presidentit të Serbisë Vuçiq dhe kryeministres Brnabiç përfundoi emisionin e tij.
“Në fund, të jem plotësisht jokorrekt, një barsoletë” ka thënë Shprajc dhe shtoi:
“E dini çfarë bëjnë dy homoseksual? Bëjnë dashuri. E dini çfarë bëjnë dy lesbike? Njëjtë bëjnë dashuri. E çfarë bëjnë një homoseksual dhe një lesbike? Udhëheqin Serbinë.
Pas përfaljes së kësaj barsolete, në kuadër është lëshuar presidenti kroat që befasohet edhe qesh.
Kjo barsoletë homfobike është vazhdimësi e fushatës që me muaj udhëhiqet nga mediet kroate kundër Serbisë dhe Vuçiqit, që ka nis në fund të vitit që shkoi me investimin e një shume të madhe të parave dhe po ashtu angazhimin e medieve gjermane, për të cilat “Objektiv” ka shkruar disa herë.
Kësaj radhe ndaj Serbisë dhe Vuçiqit u aplikua receta homofobike nën kontrollin e Gjillasit, që nuk le asnjë rast për të plasuar fyerje në llogari të presidentit Vuçiq, duke e quajtur “Vuçiq peder”.
Përndryshe sipas gazetës serbe, Shprajc dikur kishte mbiemrin Jovanoviç, por duke i ardh marre nga mbiemri serb, ndryshoi atë në mbiemrin e nënës Shprajc.
Por gazeta thotë se fyerje të këtilla në llogari të Kroacisë dhe udhëheqësve të tyre, të cilat kurrë nuk mund të gjenden në mediet serbe.