Në kohën kur pjesë të tjera të botës bëjnë llogaritë me një valë të nxehti ekstrem, të pazakontë për fundmuajin qershor, një përkeqësim i menjëhershëm i kushteve atmosferike preku lindjen e Francës, ku një stuhi e dhunshme breshëri i i ktheu disa rrugë në lumenj akulli.
“Ishte një skenë apokaliptike”, u shpreh kryebashkiaku i Plombières-les-Bains, ku u duk sikur u rikthye dimri. Videoja e postuar në rrjetet sociale, është gati e pabesueshme.
Një valë e motit të keq goditi sot në lindje të Francës, duke dhënë shkas për dukuri ekstreme të motit siç janë stuhi breshëri që zhytën rrugët sikur të binte borë në mes të verës. Video e postuar nga Marthe Trahin u be virale.
⛈️ Importante couche de grêle dans les rues de Plombières-les-Bains (Vosges) lors d'un orage ce mardi matin
— Alexandre (@alex_le_bars) June 29, 2021
(? Marthe Trahin)https://t.co/gQlKw2bA1c pic.twitter.com/wPG0PBJAOj
Punonjësit e emergjencës në Rheinland-Palatinate dhe Baden-ëuerttemberg kanë marrë qindra telefonata për ndihmë nga drejtues makinash të bllokuar në rrugë dhe njerëz të përballur me rrëshqitje toke apo rrëzime pemësh. në Lucerne të Zvicrës, raportohet për breshër që mbërrinte deri në 7 cm, ndërsa në kantonin e Friburgut u desh ndërhyrja e policisë dhe zjarrfikësve për të shpëtuar një klasë me 16 nxënës dhe dy të rritur të bllokuar nga breshëri.