Dy të rinj dhe një i moshuar në Greqi kanë ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti rrugor. Mediat greke bëjnë me dije se dy të rinjtë të moshave 20 dhe 16 vjeç kanë qenë duke udhëtuar me motor kur u përplasën me një 80-vjeçar.
Përplasja rezultoi fatale për të tre ata.
Lajmi për ndarjen e tyre nga jeta ka shkaktuar reagime të shumta në Kefalonia. Sot miqtë e dy të rinjve kanë shkuar në vendin ku ndodhi aksidenti duke vendosur lule dhe duke ndezur qirinj në kujtim të tyre.
Nëna e 16-vjeçares Eleftheria e cila punon në spitalin e ishullit ka pësuar shok nga ngjarja e rëndë dhe gjendja e saj psikologjike nuk është aspak e mirë.
E njëjta situatë është edhe tek familja e shokut të saj Panagiotis. Sipas informacioneve të para, dyshohet se i riu i cili ishte në timon kishte ecur me shpejtësi nga Argostoli në Livathos ku dhe humbi kontrollin.
![Image](/media/botasot.info/images/2021/July/02/auto_11625245780.png)
![Image](/media/botasot.info/images/2021/July/02/auto_Capture-81625245780.png)