Qeveria e Ukrainës ka festuar kualifikimin historik të skuadrës së tyre për në çerekfinalet e kampionatit Europian duke zhvilluar një mbledhje të posaçëm.
Kryeministri Denys Shmyhal kryesoi takimin i veshur me fanellën me numrin 7 të kapitenit Andriy Yarmolenko dhe ministrat e tjerë gjithashtu u paraqitën me fanellat e Ukrainës.
Para fillimit të Europianit, Ukraina ishte objekt diskutimi pasi në fanellat e tyre kishin vendosur edhe një pjesë të Krimesë, me shprehjen. “Lavdi Ukrainës!” dhe “Lavdi heronjve!” Protestat e Rusisë ishin të mëdha, aq sa detyroi UEFA-n që përfaqësuesja ukrainase të hiqte fjalët, duke e parë si politike.Andriy Shevchenko po mban gjallë ëndrrën e një vendi të tërë, jo vetëm adhuruesve të tij.
Pasi hyri në histori, duke prekur çerekfinalet e Botërorit si futbollist, por edhe të njëjtin raund të Kampionatit Europian si trajner, ish-ylli i Milanit, fitues i “Topit të Artë”, ka shënjestruar tashmë Anglinë.
Nesër, kombëtarja ukrainase do të luajë kundër “Tre Luanëve” në stadiumin “Olimpico” të Romës, me oreksin për të përparuar më tej.