Frikë për trazira/ Mijëra policë për sigurinë e ndeshjes Angli-Ukrainë

Evropë

Frikë për trazira/ Mijëra policë për sigurinë e ndeshjes Angli-Ukrainë

Më: 3 korrik 2021 Në ora: 18:06
Marsejë

Kompeticionet e kaluara të europianit, apo botërorit kanë treguar gjithmonë se sa më shumë ecën Anglia, aq më të pakontrolluar dhe trazues bëhen tifozët e “Tre Luanëve”.

Për të shmangur trazirat në Romë, autoritetet italiane kanë angazhuar me mijëra forca të sigurisë dhe kanë blinduar stadiumin “Olimpico”, pas sinjaleve se shumë tifozë britanikë kanë hyrë në vend në shkelje të masave anti-Covid, që i detyrojnë 2 javë në karantinë.

Postoblloqet janë ngritur në çdo hyrje të stadiumit, si dhe janë shtuar forcat e policisë në lagjet e qytetit dhe hotelet ku janë përqëndruar tifozët anglezë.

Autoritetet u frikësohen skenarëve si ato të ndodhura në Francë në 2016-n, kur për dy ditë me radhë tifozët e Anglisë u përleshën me atë rusë në rrugët Marsejës, ku për pasojë dy tifozë britanikë përfunduan në koma.

Për shkak të masave kufizuese, autoritetet italiane nuk pret që trazirat të shkojnë në të tilla përmasa, por në çdo rast thonë se po sigurohen që të shmanget çdo formë dhune mes tifozerive dhe mes vetë tifozerive dhe policisë, duke angazhuar rreth 5 mijë forca.

Anglia dhe Ukraina luajnë në orën 21:00 dhe nga ky çift do të dalë gjysmëfinalistja e fundit e Euro2020, që do të ndeshet me fituesen e çiftit Çeki-Danimarkë, që luhet në orën 18:00.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat