Rritet numri i të infektuarve në Itali, 22 viktima nga COVID-19

Evropë

Rritet numri i të infektuarve në Itali, 22 viktima nga COVID-19

Më: 3 korrik 2021 Në ora: 18:22
Foto ilustrim

Në 24 orët e fundit, Italia ka regjistruar 932 raste të reja me koronavirus nga 228127 teste që janë bërë.

Krahasuar me të premten ka një rritje të numrit të të infektuarve, pasi dje u regjistruan 794 raste nga 199238 tamponë.

Ndërkohë që sa i përket viktimave sot janë shënuar 22 humbje jete nga sëmundja.

Në spitale ka një rënie të shtrimeve me 84 persona, po ashtu edhe në njësitë e kujdesit intensiv. Të shëruarit sot janë 3110, sipas autoriteteve italiane.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat