Qyteti i Romës dëshiron të frenojë "ahengun e natës" në qendër të qytetit gjatë sezonit turistik duke ndaluar alkoolin në vendet publike.
"Ka pasur disa incidente të sikletshme të jetës së egër të natës", njoftoi këto ditë kryetarja e bashkisë së Romës, Virginia Raggi.
Për shembull, nga ora gjashtë e pasdites deri në orën shtatë të mëngjesit, pijet alkoolike nuk mund të shiten në kioska ose makina shitjeje. Me këtë ndalim, qyteti dëshiron të shtypë "jetën e egër të natës" në thelbin historik dhe tubimet që mund të përhapin koronavirusin.
Ndalimi përcakton gjithashtu që gjatë së njëjtës periudhë, njerëzit nuk do të lejohen të pinë alkool në shishe qelqi në vende publike, në rrugë dhe në zona të gjelbra.
Rregullorja e re e qytetit do të jetë në fuqi deri më 15 shtator, transmeton Hina.