Dy fëmijë humbën jetën sot, ndërsa po luanin me shokët e tyre në një çati, në zonën e Verona, Itali.
Sipas informacioneve të para mësohet se fëmijët ishin duke luajtur sipër një çatie prej guri, e cila u shemb.
Dy prej fëmijëve ranë një lartësi prej 3 metrash, ku u mbuluan nga tjengullat dhe pllakat e çatisë dhe u vranë, ndërkohë dy fëmijët e tjerë ndodhen në spital, raportojnë mediet italiane.
Viktimat janë rreth moshës 7-8 vjeç.