Tragjedi, binjakët gjenden të pajetë në banesë, nëna e tyre në gjendje të rëndë në spital

Evropë

Tragjedi, binjakët gjenden të pajetë në banesë, nëna e tyre në gjendje të rëndë në spital

Më: 3 korrik 2021 Në ora: 22:16
Patra

Ditën e sotme në një apartament në rrugën “Smyrnis” në Patra të Greqisë është shënuar një ngjarje e rëndë, ku dy vëllezër binjakë janë gjetur të pajetë.

Media greke bëjnë me dije se vëllezërit kishin vendosur që t’i jepnin fund jetës së tyre në të njëjtën kohë.

Ata kishin konsumuar një sasi të madhe droge. Kështu mendohet se kishte vepruar dhe mamaja e tyre e cila është transportuar për në spital. Të afërmit e familjes i thanë policisë se kishin disa ditë pa i parë.

Ngjarja ndodhi në një shtëpi dy-katëshe në katin përdhes. Vëllezërit që mbetën viktimë janë 46 dhe 54 vjeç dhe kishin vdekur 4 ditë më parë, ndërsa mamaja e tyre ndodhet në spital në gjendje të rëndë për jetën.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat