Qeveria Zvicerane ka hartuar tre plane që mund të zbatohen për të luftuar një shpërthim të ri Coronavirusit. Ato përqendrohen kryesisht në zbulimin e shpejtë të varianteve dhe vazhdimin e vaksinimit, testimit dhe gjurmimit.
Nëse do te ndodhe që për shkak te favorizimit të përhapjes së virusit nga faktorët stinorë, Qeveria Zvicerane nuk do të marrë masa te tjera përtej atyre që janë tani në fuqi. Nga 26 dhe 28 Qershori, qeveria anuloi një numër rregullash të marra ndaj Covid-19, por ministri i Shëndetësisë, Alain Berset tha në një konferencë se “pandemia nuk ka mbaruar”.
Ndër të tjera ministri u shpreh se Zvicra ende nuk mund ta konsideroje betejën të fituar. Gazeta zvicerane “The Local” shkruan se nëse do të ketë një valë të re, nuk ka gjasa që ajo të jetë aq e madhe sa ato të mëparshmet për shkak të fushatës së vaksinimit të vendit.
Por nëse do te shfaqet një valë e re pandemike, do te kërkohet një ndërhyrje e fortë nga autoritetet publike dhe gjithashtu një vaksinim i ri. Duke ndjekur situatën aktuale, ekspertet shëndetësore mendojnë se mutacioni “Delta”, brenda disa javësh pritet të jetë dominues në Zvicër.
Një epidemiolog i Universitetit të Bernës tha se përhapja e mutacionit shumë ngjitës Delta do të jetë me së shumti tek ata që nuk janë të vaksinuar dhe në një shkallë më të vogël te njerëzit që kanë bërë vetëm një vaksinë.