Minarja e xhamisë në Turqi kaplohet nga flakët

Evropë

Minarja e xhamisë në Turqi kaplohet nga flakët

Më: 4 korrik 2021 Në ora: 00:51
Foto nga vendi i ngjarjes

Minarja e një xhamie në qytetin e Tokatit të Turqisë është djegur pasi është goditur nga rrufeja.

Ata që kishin vënë re incidentin kanë informuar zjarrfikësit dhe me ndërhyrjen e tyre është shuar zjarri pa e kapluar pjesën tjetër të xhamisë, shkruan TRT Haber.

Momenti i zjarrit në minare u kap nga kamerat e telefonit të banorëve.

Nuk është hera e parë që ndodhin këso raste.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat