Italia ka arritur të jep 53 milionë doza të vaksinës anti-covid

Evropë

Italia ka arritur të jep 53 milionë doza të vaksinës anti-covid

Nga: Gëzim Muçolli Më: 4 korrik 2021 Në ora: 14:56
Itali

Sipas lajmit të para një ore, në Itali janë duke u vaksinuar për çdo ditë mbi gjysmë milioni njerëz  dhe në mëngjesin e të dielës numri i vaksinave të dhëna ka kaluar mbi 53.000.000.

Sipas fjalëve të ministrit të shëndetësisë të Republikës së Italisë, z. Roberto Speranza, efikasiteti i fushatës së vaksinimit masiv të popullsisë po jep shenja për optimizëm në të ardhmen e afërt.

"Kishim mbi 30 mijë të sëmurë me Covid në spitale kurse tash kemi më pak se 1500, kurse nga 3800 vetë në terapi intenzive numri tash është rreth 200, si dëshmi se situata e mëparshme dramatike ka ndryshuar në mënyrë pozitive".

Nga të dhënat e institutit shtetëror të statistikës Istat , me 1 janar 2021 numri i banorëve rezident  në Itali ishte 59 milion e 258 veta, d.m.th  384 mijë më pak se një vit më parë ( numri më i vogël i lindjeve dhe numri më i madh i vdekjeve: 7 të lindur e 13 të vdekur në 1000 banorë). Mosha mesatare e popullsisë italiane është ngritur në 46 vjet, si indikator i plakjes së popullsisë.

Edhe pse nga shihet se nuk duhet shumë kohë që të përmbyllet me sukses fushata e vaksinimit anti-Covid, ekipet punues të së cilës me sukses po i udhëheq komisari i jashtëzakonshëm gjenerali i ushtrisë Francesco Paolo Figliuolo (i dëshmuar edhe në Republikën e Kosovës gjatë mandatit udhëheqës të trupave Nato), sipas ministrit Speranca nuk ka ardhur ende koha ta konsiderojmë se e kemi fituar këtë sfidë.

Duhet kujdes maksimal edhe për shkak të prezencës së varianteve të reja të virusit që nuk na lejojnë të jemi të qetë. Numrat e raportuar nga Britania e Madhe tregojnë se beteja vazhdon dhe nuk është fituar ende - porosit ministri Speranza.

Image
comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat