Ministri Francez i Shëndetësisë, Olivier Veran u bëri thirrje sot francezëve që të vaksinohen sa më shumë qytetarë kundër Covid-19, duke paralajmëruar se Franca mund të shkojë drejt një vale të katërt të pandemisë deri në fund të muajit për shkak të transmetueshmërisë së lartë të variantit Delta .
"Për pesë ditë shkalla e rasteve nuk është ulur dhe po rritet përsëri, për shkak të variantit Delta, i cili është shumë i transmetueshëm. Shembulli britanik tregon se një valë e katërt është e mundur deri në fund të korrikut," paralajmëroi Ministri francez i Shëndetësisë përmes Twitter-it.
"Ne duhet të lëvizim edhe më shpejt në vaksinim.
Vendi ynë është në një betejë me kohën."