Papa Françesku ka bërë të ditur të dielën se në shtator do ta vizitojë Sllovakinë dhe Hungarinë.
Ai ka thënë se ka planifikuar që më 12 shtator të jetë në kryeqytetin e Hungarisë, Budapestin për një pelegrinazh.
Papa nga sheshi i Shën Pjetri i ka thënë publikut se është i lumtur t’i njoftojë ata ser do të udhëtonte edhe në Sllovaki më pas më 15 shtator.
Nga Vatikani kanë thënë se Francis në Sllovaki do t’i vizitojë qytetet Bratislavë, Presov, Kosice dhe Sastin.
Pas përfundimit të fjalimit, Papa Françesku, është hospitalizuar në Romë, për një operacion të planifikuar të zorrës së trashë.
Kështu ka bërë të ditur Vatikani, megjithatë nuk është zbuluar se kur do bëhet ndërhyrja, shkruan AFP.
Vetëm tri orë më herët, Papa Françesku kishte përshëndetur me gëzim publikun në Sheshin e Shën Pjetrit në përputhje me një traditë të së dielës, dhe u tha atyre se ai do të shkojë në Hungari dhe Sllovaki në shtator.