Papa Françesku po bën mirë pas operacionit

Evropë

Papa Françesku po bën mirë pas operacionit

Më: 5 korrik 2021 Në ora: 08:24
Papa Françesku

Papa Françesku i është përgjigjur mirë operacionit të zorrëve, ka thënë Vatikani të dielën.

Sipas mediave të huaja, mjekët kryen operacionin të dielën në mbrëmje dhe papati iu përgjigj mirë procedurës, e cila u krye nën anestetikë të përgjithshëm, tha zëdhënësi i Vatikanit, Matteo Bruni pak para mesnatës.

Sidoqoftë, nuk është bërë e ditur se për sa kohë do të qëndrojë kreu 84-vjeçar i Kishës Katolike në spitalin Poliklinik Agostino Gemelli në Romë.

Francis ka një sëmundje të zorrëve. Sëmundja, e cila mund të shkaktojë dhimbje ose ethe, shpesh ndodh tek njerëzit e moshuar.

Klinika ka trajtuar disa papë para Francis, sipas portalit mediatik Vatican News.

Ndryshe, disa orë më herët të dielën pasdite, Françesku mbajti lutjen tradicionale në Sheshin e Shën Pjetrit.

Ai më pas njoftoi një udhëtim në kryeqytetin hungarez Budapest dhe në disa qytete në Sllovaki nga 12 deri në 15 shtator.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat